Real Madrid ka mbyllur me fitore sezonin në La Liga. Madrilenët mundën 4-2 Athletic Bilbao në daljen e fundit në “Santiago Bernabeu”, por ky sukses nuk e zbeh aspak dështimin e një edicioni të mbyllur pa trofe.
Gjithsesi, ky fakt nuk i pengoi “Los Blancos” të nderojnë dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të viteve të fundit si Dani Carvajal dhe David Alaba, të cilët i thanë lamtumirë Real.
Nderimet më të mëdha sigurisht ishin për kapitenin madrilenë, që e mbyll si lojtari i dytë më i titulluar në historinë e klubit. Një flamur i skuadrës, Carvajal e mbyll me 27 trofe, vetëm një më pak se rekordmeni Luka Modriç. Sa I përket ndeshjes, të zotët e shtëpisë shënuan dy herë në pjesën e parë me Gonzalo Garcia dhe Jude Bellingham. Vetëm përpara pushimit, Guruzeta ngushtoi diferencën për baskët.
Në fraksionin e dytë, Kilian Mbape gjeti golin e tretë dhe të 25 në këtë sezon të La Liga, që vulosi edhe “Këpucën e Artë” për sulmuesin francez.
Brahim Diaz plotësoi pokerin e madrilenëve në limitet e kohës së rregullt, ndërsa në shtesë Izeta vetëm sa zbuti humbjen e miqve.
Në fund, populli madrilen jetoi emocione të përziera, pasi kjo fitore nuk e zbehu zhgënjimin për një sezon të dështuar.
Nga ana tjetër, lamtumira e Dani Carvajal dhe David Alaba ishin lëvizjet e para konkrete të një revolucioni që pritet të nisë shpejt te Real Madrid, transmeton abcnews.




