2 C
Zurich
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Rama: SPAK-u nuk është opozita e qeverisë

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot Prokuroria e Posaçme nuk është opozita e qeverisë dhe se opozita politike ndodhet në depresion. Në konferencën e fundvitit, kreu i qeverisë tha se SPAK-u është një institucion i ri, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse.

“Meqë fjalën dhe kryefjalën dhe kallëzuesin dhe kudrinorin ju e keni SPAK, SPAK, nuk i shmangem asnjë pyetjeje. SPAK-u nuk është opozita e qeverisë, është një institucion i ri, i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse në sensin që të tjerë janë betuar dhe stërbetuar se do ta shkrinin, por nuk e shkrijnë dot sepse votat i kemi ne, në këtë sens i garantuar dhe është një institucion që bën punën e vet si të gjitha institucionet e tjera.

Depresioni i thellë në të cilin ndodhet opozita e qeverisë, opozita politike, bën që puna e SPAK-ut të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë. Dhe natyrisht të 700 tenxheret politike dhe mediatike, produktin e gjithë këtij procesi e marrin dhe e ziejnë dhe e gatuajnë 700 lloj gjellërash të ndryshme, duke bërë diçka që nuk ndodh në Shqipëri për herë të parë, duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut, që shurdhon publikun me presionin e vetë dhe që dezinformon publikun thellësisht. Prandaj thonë që gjysmë e vërteta është dhe gënjeshtra më e madhe. Që ne jemi këtu bashkë është e vërtetë dhe një lajm sipas të cilit kur kamerat u fikën dhe unë bëra një sherr shumë të madh me ty bëhet pjesë e të vërtetës së madhe që ne ishim këtu bashkë”, tha Rama.

Duke vijuar më tej, kreu i qeverisë tha se është një neveri e madhe që ka një aktivitet kaq intensiv gjysmë të vërtetash nga njerëz që nuk dinë të bëjnë punën e tyre, nuk dinë të bëjnë opozitën e qeverisë, nuk dinë ta mundin PS-në.

“Askush nuk përpiqet të bëjë asnjë analizë lidhur me cila është e vërteta në të gjithë punën e SPAK-ut, pse pikërisht se e vërteta është krejt ndryshe nga kjo që thuhet SPAK-u nuk është opozita e qeverisë dhe cilat janë anët pozitive dhe negative të SPAK-ut si të gjithë institucioneve të tjera, përfshirë dhe qeverinë. Askush nuk e bën këtë analizë, gjë që sjell pastaj një çoroditje të madhe të opinionit publik”, tha Rama.

Shefi i maxhorancës foli edhe për protestat e opozitës të pritshmet dhe të paralajmëruara për vitin e ardhshëm, duke thënë se “i kemi ndarë punët”.

“Sa i përket protestave që do bëhen poshtë penxheres këtu, i kemi ndarë punët prej shumë vitesh, unë në zyrë dhe PS në qeveri, të tjerët poshtë penxheres sime, në rrugë. S’kam unë asnjë problem me këtë. Siç e patë Shqipëria është në një vend goxha dinjitoz në klasifikimin e përgjithshëm sa i përket lirive”, tha Rama, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme