Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, duke e cilësuar atë një investim të rëndësishëm për arsimin e lartë.
Sipas kryeministrit, investimi i Ministrisë së Arsimit synon përmirësimin e infrastrukturës universitare dhe krijimin e kushteve më të mira për studentët dhe stafin akademik. Fakulteti i ri ofron ambiente moderne dhe kapacitete të zgjeruara për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktiviteteve akademike.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, një investim i Ministrisë së Arsimit që kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve e stafit akademik, ju uroj një ditë të mbarë””, shkruan Rama, transmeton rtsh.




