2.2 C
Zurich
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Rama: Marrëveshja jonë me BE për fermerët është një kontratë që kërkon standard

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në aktivitetin “ Me fermerët në Shqipërinë 2030”, ku prezantoi mekanizmat praktik për përgatitjen hap pas hapi drejt BE-së.

Kreu i qeverisë theksoi se marrëveshja e Shqipërisë me BE për fermerët është një kontratë që kërkon standard me cilësi, kërkon teknologji dhe dixhitalizim, organizim të sofistikuar dhe mbështetjen nga qeveria.

Fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Në kushtet e pakrahasueshme me sot, një dekadë më parë fermerët ishin aty në toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë do ta kalojë dhe këtë sfidë, me vullnetin për të bërë sukses.

Asaj kohe bujqësia ishte e braktisur totalisht. Një dekadë më parë, numri i fermerëve që merrnin një mbështetje simbolike nga shteti ishte 560. Sot mbështetja simbolike për fermerët është 67,500. Bëhet fjalë për mbështetje që peshon në portofolin e fermës.

Sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar gjysmë miliard euro, ndërkohë që defiçiti nga 1 me 9 është ulur 1 me 3 dhe përpjekja jonë është që të shkojmë 1 me 2.

Marrëveshja jonë me BE për fermerët është një kontratë që kërkon një standard me cilësi, kërkon teknologji dhe dixhitalizim, organizim të sofistikuar dhe, patjetër, dhe mbështetje e cila nuk do të mungojë dhe do të vijë duke u rritur.

Për askënd nuk do të jetë çështje lekësh, nuk do të jetë çështje fondesh përgjithkënd, do të jetë çështje e projektit të duhur dhe e garancive të duhura të zbatimit të projektit”, u shpreh ai, transmeton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme