-0.6 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Rama: Ja si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama duke iu referuar Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ka bërë të ditur se si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Rama shkruan se “së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme”.

Ato janë projektuar në harmoni me mjedisin dhe sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe “këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona”.

Postimi i plotë: Ja si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore.

Së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme. Të projektuara në harmoni me mjedisin, këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit