0.7 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Rahimaj: “Fitorja që bashkoi zemrat përtej kufijve – Diaspora, krenaria e Kamenicës”

Duhet ti lexosh

Përgaditi Dashnim HEBIBI

Kamenicë, 22 Tetor 2025 – Pas rizgjedhjes së tij në krye të komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka falënderuar publikisht qytetarët për besimin e dhënë, duke veçuar me një mirënjohje të veçantë diasporën e kësaj komune që, edhe pse larg vendlindjes, luajti një rol kyç në këtë fitore.

Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Rahimaj u shpreh se zemrat e bashkatdhetarëve në mërgim rrahën njësoj si ato në Kamenicë në ditën e zgjedhjeve. Ai theksoi se diaspora jo vetëm që kontribuoi me votën e saj, por edhe dëshmoi se dashuria për vendlindjen nuk matet me kilometra.

“Ju e vulosët fitoren! Diaspora e Kamenicës, edhe një herë tregoi se dashuria për vendlindjen nuk matet me kilometra,” shkroi Rahimaj, duke përshkruar votën e mërgimtarëve si “besim, kujtim për rrënjët dhe amanet për të ardhmen.”

Rahimaj premtoi se do të punojë me përkushtim e përgjegjësi për një Kamenicë ku, siç u shpreh ai, “një ditë mund të ktheheni me krenari, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj, për gjithçka që kemi ëndërruar bashkë.”

Ky reagim vjen pas një procesi zgjedhor që u karakterizua nga një pjesëmarrje e lartë dhe një mobilizim i jashtëzakonshëm i komunitetit në mërgatë. Roli i diasporës në jetën politike dhe zhvillimore të vendlindjes është rritur ndjeshëm vitet e fundit, dhe kjo fitore duket se vetëm sa e ka konfirmuar këtë realitet.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit