BallinaBiznesiRafuna e Malaj flasin rreth bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri

Rafuna e Malaj flasin rreth bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, priti sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë për rritjen e tregtisë dhe investimeve ndërkufitare, si dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm ekonomikë, përfshirë bujqësinë, teknologjinë dhe industrinë.

Ambasadori Malaj theksoi rëndësinë e një integrimi më të madh të dy vendeve në nivele të ndryshme dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mbështetur iniciativat që promovojnë zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Kryetari Rafuna theksoi se OEK-u është e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe për promovimin e mundësive të reja për bizneset kosovare, duke ofruar gjithashtu mbështetje për një infrastrukturë më të fortë që nxit investimet.

“Ky takim ka shërbyer si një hap i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke hapur mundësi për projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për biznes në rajon”, njofton OEK-u, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mourinho: Më të mirët janë te Reali, Yamal nuk na duhet

0
Jose Mourinho ka folur me superlativa për Barcelonën dhe talentin e saj, Lamine Yamal, por ka bërë të qartë se nuk do të dëshironte...