2 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Radhët para Konsullatës në Cyrih flasin më shumë se fjalët

EKSKLUZIVE

Pamja e mërgimtarëve shqiptarë duke pritur me orë të tëra në radhë para Konsullatës në Cyrih, nën të ftohtë dhe në kushte jo të lehta, është një dëshmi e fortë e lidhjes së tyre të pashkëputshme me atdheun. Në ato radhë nuk ka zhurmë e as slogane, por ka dinjitet, durim dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie qytetare.

Larg vendlindjes, por me zemrën gjithmonë aty, mërgimtarët po e dëshmojnë dashurinë për atdheun jo me fjalë boshe, por me vepra konkrete. Vota për ta nuk është thjesht një e drejtë formale; ajo është amanet, obligim moral dhe shpresë për një të ardhme më të mirë të vendit nga i cili janë larguar, shpesh jo me dëshirë, por nga nevoja.

Në këtë kontekst, është e dhimbshme të shihet se brenda vendit vota shpesh trajtohet si diçka e zakonshme, madje edhe e pavlerë. Ka qytetarë që heqin dorë nga ky instrument themelor i demokracisë, pa e kuptuar se sa shumë sakrificë kërkon për dikë që jeton mijëra kilometra larg. Për mërgimtarin, çdo votë është zë, është shpresë dhe është përgjegjësi ndaj brezave që vijnë.

- Reklama -

Mërgata shqiptare ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm për atdheun, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në përpjekjet për ndërtimin e institucioneve më të denja. Vullneti i tyre për të marrë pjesë në zgjedhje është një thirrje e qartë për një Kuvend dhe një qeveri që e meritojnë besimin e qytetarëve.

NEXHAT IBRAHIMI

Kjo pamje është një mësim i heshtur për të gjithë ne: dashuria për atdheun nuk matet me fjalë të mëdha, por me veprime konkrete dhe sakrifica të përditshme.

- Advertisement -

Respekt i thellë për mërgimtarët, të cilët edhe larg atdheut, vazhdojnë të jenë një nga shtyllat më të forta të shpresës dhe përgjegjësisë kombëtare.

Shkruan dhe foto: Nexhat Ibrahimi, Zvicër

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme