POSTIMET E FUNDIT

QËNDRO NË PAQE

MOHAMED ELLAGHAFI është poet, shkrimtar dhe botues maroken, lindur në Casablanca. Themelues dhe President aktual i Universitetit maroken të Shkrimtarëve si dhe themeluesi i Çmimit Kombëtar të Poezisë në Marok, Mohamed ka botuar më shumë se pesëmbëdhjetë libra, duke filluar nga poezia e deri tek tregimet e shkurtra. Pjesëmarrës në konferenca të rëndësishme kombëtare të poezisë arabe, ai konsiderohet si një nga pionierët e poezisë moderne në Marok me fillimet e tij që datojnë nga fillimi i viteve ’80 si themeluesi i Lëvizjes Poetike (5 Ndiesitë), lëvizje artistike e cila doli në përputhje me rrjedhën e modernizimit. Aktualisht, Mohamed boton në revistën Katari Doha, gazetën londineze Al-Zaman dhe revistën egjiptiane Al-Ahram. Përveç kësaj, Mohamed është vlerësuar nga Ministria e Kulturës marokene në vitin 2019, në Bejrut dhe Kajro në vitin 2014 ashtu sikurse edhe nga disa shoqata prestigjioze si në nivelin kombëtar po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë, duke përfshirë ato në: anglisht, frëngjisht, persisht, gjermanisht, shqip dhe italisht.

Qëndro në paqe!

Kjo luftë

nisur nga i egri masakrues

nuk është aspak e jona.

Le të rezistojmë,

dashuri për botën duke krijuar.

Ndoshta jetën 

mes kufomave do ta zotërojmë.

Mblidhi me mua

vajtimet e nënave të pikëlluara,

britmat e të rinjve

dhe ngrihu,

që të mund të përkujdesemi

për muret e përgjakur.

Qielli që pamë

duke rënë

ndoshta,

gati për një ngjitje të papritur ish.

Ne kemi

më shumë se një arsye

të jetojmë pa strehë,

të thithim

ngjyrat e zeza të rrënojave të përzhitura.

Njëri – tjetrit

letra mallëngjimi i shkruajmë

 ti mua dhe unë ty…

Askush nuk na pret.

Ja pse

kjo luftë që dashurinë tonë turbullon

nuk na përket.


(Përktheu: Angela Kosta)

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB