4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Puna e palodhur e anëtarëve të “Arbëreshës” është një kontribut i çmuar në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar

Duhet ti lexosh

Ansambli „Arbëresha“ nga Sirnachu në Zvicër ka kremtuar 21 vjetorin e formimit. Në mesin e shumë bashkatdhetarëve, sonte i nderoi me pjesmarrje dhe me një fjalë urimi edhe z. Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih.

Ja se çka tha z.Berisha:

„Sonte kishim kënaqësinë të marrim pjesë në festimin e 21-vjetorit të Ansamblit “Arbëresha”, një shembull i rëndësishëm i ruajtjes dhe promovimit të kulturës shqiptare në Zvicër.

Për më shumë se dy dekada, ky ansambël ka qenë një urë e fortë mes traditës dhe brezave të rinj, duke përcjellë vlerat tona kombëtare përmes këngës, valles dhe artit skenik. Përkushtimi dhe puna e palodhur e anëtarëve të “Arbëreshës” janë një kontribut i çmuar në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.

Në emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, urojmë për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe dëshirojmë suksese të mëtejshme ansamblit dhe gjithë atyre që kontribuojnë në ruajtjen e kulturës sonë“.

Të gjithë të pranishmit e mirëpritën me duartrokitje. Programi ishte shumë i pasur me këngë e valle ashtu siç e ka zakon edhe vetë Ansambli “Arbëresha”.

helveticALforum

 

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit