4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Publikohen modelet e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit

Duhet ti lexosh

Euronews Albania ka siguruar modelet e fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare që na presin në datë 11 maj.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, këtë herë emrat e kandidatëve do të shënohen në fletën e votimit. Në zgjedhjet e kaluara, për shkak të listës 100% të mbyllur, emrat e kandidatëve mungonin, por ishin vetëm numrat e tyre.

Modeli i prezantuar është paraprak, pasi fleta përfundimtare do të miratohet pas përfundimit të regjistrimit të partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit dhe kur të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar modelet e fletës së votimit për konsultim partive politike.

Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim ose kundështi nga partitë politike. Modelet e mëposhtme të publikuara janë për 3 qarqe, Tiranë, Fier dhe Gjirokastër, njofton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit