1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

PSG kalon në finalen e Championsit, do të sfidojë Interin në Mynih

Duhet ti lexosh

Një ndeshje jo si e mbrëmshmja edhe pse e pritëm një Arsenal tjetër. Por, PSG e tregoi veten se e meriton një finale të shumë pritur. E në anën tjetër e mirëprtet Interi një ekip favorit për finalen. Topi është i rrumbullakët e nuk dihet, por do të jetë një ndeshje e madhe futbolli. Do të jenë Inter dhe PSG që do të përballen në finalen e Champions League 2024/2025, që do të luhet më 31 maj në Mynih. Skuadra e Luis Enrique siguroi kualifikimin pas fitores 2-1 ndaj Arsenalit në ndeshjen e kthimit dhe triumfit minimal në Londër.

Në “Parc des Princes”, pjesa e parë foli për miqtë, me Donnarumma që ishte vendimtar me dy pritje spektakolare, ndërsa Kvaratskhelia goditi shtyllën. Goli i avantazhit për francezët erdhi në minutën e 27-të nga Fabian Ruiz, me një të majtë të fuqishme.

Në pjesën e dytë, Raya priti një penallti nga Vitinha (69’), por pak minuta më pas Hakimi (72’) dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë me të djathtën. Saka shënoi për Arsenalin në minutën e 76-të, por një tjetër pritje vendimtare nga Donnarumma në fund i mohoi barazimin anglezëve dhe i dha PSG-së finalen historike kundër Interit./KJ

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit