-0.8 C
Zurich
Friday, January 30, 2026
spot_img
spot_img

Promovimi i librit për Butrintin bashkon diplomacinë dhe trashëgiminë kulturore në Londër

Duhet ti lexosh

Siç mëson helveticALforum.ch, mbrëmjen e kaluar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër u mbajt një aktivitet i rëndësishëm kulturor dhe diplomatik, nën mikpritjen e Ambasadorit të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Shkëlqesisë së Tij, z. Ilir Kapiti.

Ambasada e Kosovës pati kënaqësinë të mirëpresë përfaqësues të Anglo-Albanian Association (AAA), të cilët organizuan promovimin e librit “Butrint – At the Crossroads of the Mediterranean”, vepër e arkeologut të njohur ndërkombëtarisht, Profesor Richard Hodges.

Në fjalën e tij, Ambasadori Kapiti theksoi se kjo mbrëmje përfaqësonte një ndërthurje të veçantë mes arkeologjisë, historisë dhe diplomacisë kulturore, duke sjellë në vëmendjen e një audience ndërkombëtare vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të Butrintit — një pasuri me rëndësi të veçantë për mbarë rajonin dhe më gjerë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin personalitete të fushës akademike dhe diplomatike, si dhe The Hon. Emily Magda Rothschild, e cila nderoi aktivitetin me praninë e saj.

Pas prezantimit të librit, u zhvillua një diskutim i hapur me pjesëmarrjen e të ftuarve, si dhe të Ambasadorëve të Shqipërisë dhe Kosovës në Londër. Në këtë diskutim u theksua rëndësia e bashkëpunimit kulturor dhe institucional në promovimin e historisë, trashëgimisë dhe identitetit të përbashkët shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ngjarja u vlerësua si një hap domethënës në forcimin e diplomacisë kulturore dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes komunitetit akademik, diplomatik dhe shoqërisë britanike, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme