2 C
Zurich
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Promovimi i librit “Gjurmët e një jete” në UEJL

EKSKLUZIVE

Në Universiteti i Evropës Juglindore, sot u mbajt promovimi i librit të Prof. Dr. Nasir Selimi, me titull “Gjurmët e një jete”, një vepër që përmbledh rrëfime dhe reflektime mbi përvojën e tij jetësore, akademike dhe shoqërore. Ngjarja u zhvillua në Sallën e Konferencave (BDC), në prani të stafit akademik, studentëve, bashkëpunëtorëve dhe mysafirëve të shumtë.

Në fjalën e tij, Akademik Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti vlerësoi rëndësinë e librit si dëshmi autentike e një rrugëtimi profesional dhe intelektual, duke e cilësuar atë si kontribut të vyer për kujtesën institucionale dhe shoqërore. Ndërsa Prof. Dr. Ismet Osmani theksoi qartësinë e rrëfimit dhe stilin e drejtpërdrejtë të autorit, që e bën librin të afërt dhe frymëzues për lexuesin.

Shkrimtari dhe poeti Lulzim Haziri foli për dimensionin publik të veprës, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së përvojave personale dhe profesionale me brezat e rinj si një formë motivimi dhe orientimi për të ardhmen.

- Reklama -

Në fund të promovimit, Prof. Dr. Nasir Selimi shprehu mirënjohje për të pranishmit dhe bashkëpunëtorët e tij, duke nënvizuar se përvoja e tij shumëvjeçare në arsim dhe angazhimi institucional kanë qenë frymëzim për këtë libër.

Promovimi përfundoi në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëbiseduese, duke konfirmuar edhe një herë rolin e Universiteti i Evropës Juglindore si hapësirë kultivimi të mendimit, dialogut dhe krijimtarisë intelektuale, transmeton UEJL, përcjell helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme