4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Profesori amerikan James A. Lofton mban leksion të hapur mbi “Shtetin e së Drejtës”

Duhet ti lexosh

Para zhvillimit të leksionit të tij të hapur, Prof. James A. Lofton, pedagog i së Drejtës në Washington and Lee University School of Law (SHBA), u prit në një takim zyrtar nga Rektori Gjuraj. Në këtë takim miqësor, u theksua rëndësia e bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare dhe shkëmbimeve në fushën e edukimit juridik.

Më pas, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Lofton mbajti një leksion të hapur me temë: “Shteti i së Drejtës”, në prani të studentëve dhe stafit akademik.

Ky leksion ofroi një pasqyrë të gjerë mbi konceptin e shtetit të së drejtës, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe sfidat që lidhen me zbatimin e ligjit në kontekste të ndryshme politike dhe sociale.

Përmes një qasjeje interaktive, Prof. Lofton ndau përvoja nga praktika dhe akademia amerikane, duke nxitur reflektim kritik dhe dialog mbi të drejtat, drejtësinë dhe sistemet ligjore demokratike.

Ky aktivitet përbën një tjetër dëshmi të angazhimit të Universitetit të Shkodrës për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe promovimin e vlerave juridike përmes shkëmbimeve me figura të njohura akademike ndërkombëtare.

#UNISHK#FakultetiIDrejtësisë#ShtetiISeDrejtes#JamesALofton#LeksionIHapur#DrejtësiaNëFokus#BashkëpunimAkademik

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit