0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Profesorë ndërkombëtarë priten ta ndihmojnë UP-në në vlerësim meritor

Duhet ti lexosh

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të 3 marsit që do të mbajë Senati i Universitetit të Prishtinës, do të shqyrtohet mundësia e themelimit të një komisioni të përbërë nga profesorë me integritet të lartë akademik, me detyrën për të vendosur rreth pozitës së një profesori në Fakultetin Filozofik. Për këtë u pajtuan seantorët në takimin fundit që patën.

Këtu, sipas UP-së, bëhet fjalë për njërën nga pozitat e profesorit asistent në konkursin e 31 majit të vitit 2023 për të cilën kishin konkurruar gjashtë persona.

“Komisioni, pritet të ketë anëtarë nga Universiteti i Prishtinës dhe universitetet prestigjioze nga Britania e Madhe dhe nga Austria”, njofton UP-ja.

Për katër pozita të këtij konkursi, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kishte konstatuar konflikt interesi, ndërsa Senati në mbledhjen e 27 nëntorit 2024 pati shfuqizuar avancimet deri në pikën ku nuk ekzistonte ky konflikt.

“Në lidhje me Komisionin për shqyrtimin e ngritjeve akademike të rektorëve prej vitit 1999 e deri më sot, e që ende janë në marrëdhënie pune me UP-në, Senati u njoftua që ekspertëve ndërkombëtarë do u dërgohen ftesat për të qenë anëtarë të tij. Komisioni ishte propozuar në mbledhjen e 27 nëntorit 2024”, thuhet në noftimin e UP-së.

Në këtë takim të fundit ndër të tjera, Senati ka miratuar njëzëri Rregulloren e përgjithshme për studimet e doktoratës dhe shqyrtoi e miratoi propozimet e njësive akademike për studimet e këtij niveli, sipas rekomandimeve nga Këshilli Qendror i Studimeve të Doktoratës. U miratuan gjithashtu edhe emrat e tre mentorëve të temave të doktoratës, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit