8.9 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Prof. Dr. Florim Cuculi, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare dhe europiane

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Një tjetër dëshmi e qartë se Prof. Dr. Florim Cuculi mbetet një nga personalitetet më të njohura dhe më të vlerësuara jo vetëm në fushën e mjekësisë, por edhe në jetën akademike e shoqërore. Kontributi i tij ndër vite është përmendur disa herë edhe nga figura të rëndësishme politike, përfshirë Kryeministrin e vendit Edi Rama, i cili e ka vlerësuar përmes një postimi në rrjetet sociale si një profesionist të dalluar dhe një ambasador të denjë të vlerave tona në botë.

Së fundmi, Prof. Dr. Florim Cuculi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ishte pjesë e një ngjarjeje shumë të rëndësishme për mjekësinë shqiptare. Për herë të parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës u realizuan dy ndërhyrje koronare live, të udhëhequra me ekografi intravaskulare (IVUS). Këto ndërhyrje u kryen nën drejtimin e Prof. Dr. Aurel Toma dhe Prof. Dr. Florim Cuculi, të shoqëruar nga ekipi i kardiologëve intervencionues.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për avancimin e teknologjisë dhe standardeve të kardiologjisë ndërhyrëse në Shqipëri. Ndërhyrjet u zhvilluan në kuadër të konferencës “Shkodra PCI 2.0: Daily Work Dilemmas in Interventional Cardiology”, ku morën pjesë 80 kardiologë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke e kthyer Shkodrën për disa orë në një qendër rajonale të inovacionit mjekësor. Prof. Dr. Florim Cuculi nuk kontribuon për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai prej vitesh ndihmon në përhapjen e përvojës moderne kardiologjike në shumë shtete të botës, duke u bërë një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit, humanizmit dhe shpirtit të tij të madh e të bardhë. Me sukseset e tij krenohet jo vetëm diaspora shqiptare në Zvicër, por mbarë shqiptaria, transmeton helveticALforum.ch

( Foto nga Prof.Dr.Florim Cuculi)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme