Site icon HelveticALForum

Privacy Policy

Deklaratë Për Përgjegjësinë e Përmbajtjes

Kjo platformë mediale është në shërbim të fjalës së lirë. Të gjitha fotot e publikuara, edhe nëse janë marrë nga gazetarë të tjerë, janë përdorur vetëm për shërbim të fjalës së lirë dhe pa qëllim fitimi. Nëse burimi i fotos është i njohur, ai do të përmendet; nëse nuk është i mundur të identifikohet, fotoja citohet sipas artikullit ose shkrimit nga i cili është marrë.

Të gjitha shkrimet, opinionet dhe artikujt e publikuara janë të autorëve përkatës dhe shprehje e lirisë së fjalës. Redaksia nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre. Ky portal funksionon si një platformë informative dhe edukative, pa qëllim fitimi material, dhe synon të shërbejë komunitetit të diasporës si media e lirë dhe e pavarur.

Ky portal është krijuar, mbikëqyret dhe mirëmbetet nga gazetarë vullnetarë në mbarë botën dhe Evropën Juglindore, me qendër në Kosovë. Përmbajtja nuk duhet të përmbajë sharje, gjuhë diskriminuese, përmbajtje që cenon dinjitetin e individëve, apo informacione të rreme që mund të dëmtojnë shoqërinë.

Në rast se publikohen reklama, ato do të jenë ose falas ose me një çmim simbolik, vetëm për mirëmbajtjen e portalit, pa asnjë honorar ose rrogë për gazetarët apo autorët e përmbajtjes.

Jemi të hapur për bashkëpunime me mediat e tjera, duke cituar gjithmonë burimin e informacionit sipas praktikave profesionale të gazetarisë.

Parimet tona kryesore të gazetarisë:

  1. Pavarësia dhe objektiviteti: Redaksia ruan pavarësinë editoriale dhe publikon përmbajtje që respekton interesin publik, duke shmangur ndikime politike ose komerciale.
  2. Liria e fjalës dhe respekti: Shprehjet e lira inkurajohen, por pa dëmtuar individët, grupe të caktuara ose shoqërinë.
  3. Transparenca: Çdo shkrim opinion ose sponsorizim shënohet qartë për të informuar lexuesit.
  4. Bashkëpunimi medial: Mbështesim citimin korrekt të burimeve dhe bashkëpunime profesionale me mediat e tjera, duke respektuar të drejtën e autorit.

Ky portal është i përkushtuar ndaj gazetarisë profesionale, edukimit dhe informimit të komunitetit, duke mbrojtur lirinë e fjalës brenda përgjegjësisë sociale dhe etikës së mediave.

Redaksia në Pejë të Kosovës

Email: info@helveticalforum.ch

Exit mobile version