POSTIMET E FUNDIT

Presidentja Osmani vazhdon takimet në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, Carlos del Toro, po qëndron në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se momentet e tilla janë një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global.

“Me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, z. Carlos del Toro, jemi në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Momente si këto janë një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”, ka shkruar Presidentja Osmani./ E.Hoti, njofton rtk.

 

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB