POSTIMET E FUNDIT

Presidentja Osmani u dorëzon flamurin olimpik skiatorëve të Kosovës për Milano–Cortina 2026


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot ceremoninë zyrtare të dorëzimit të flamurit shtetëror për skiatorët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 202

Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përfaqësimit të denjë të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke u uruar sportistëve sukses, përkushtim dhe besim në rrugëtimin e tyre olimpik.

Ajo u shpreh se flamuri i Kosovës duhet të bartet me krenari dhe dinjitet, ndërsa sportistët të jenë shembull i vlerave dhe shpirtit garues të vendit. “Suksese dhe e lartësofshi flamurin e Republikës!”, tha Presidentja Osmani, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB