Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit, akademikut dhe profesorit të nderuar, Nexhat Daci. Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani e ka përshkruar Akademik Dacin si një personalitet të rrallë, i cili ka bashkuar dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udh
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit, akademikut dhe profesorit të nderuar, Nexhat Daci.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani e ka përshkruar Akademik Dacin si një personalitet të rrallë, i cili ka bashkuar dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit. Osmani thekson se gjatë viteve të vështira të nëntëdhjetave, Akademik Daci u angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me dije, maturi dhe vizion, ai dha një kontribut të çmuar në vendosjen e themeleve të forta të shtetit të Kosovës.
Presidentja vlerëson kontributin shumëdimensional të Dacit në ndërtimin e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës, duke e konsideruar atë pjesë të rëndësishme të historisë institucionale dhe intelektuale të vendit.
heqës i institucioneve shkencore të vendit.Osmani thekson se gjatë viteve të vështira të nëntëdhjetave, Akademik Daci u angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me dije, maturi dhe vizion, ai dha një kontribut të çmuar në vendosjen e themeleve të forta të shtetit të Kosovës.
Presidentja vlerëson kontributin shumëdimensional të Dacit në ndërtimin e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës, duke e konsideruar atë pjesë të rëndësishme të historisë institucionale dhe intelektuale të vendit.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit të nderuar, Nexhat Daci.
Akademik Daci ishte një personalitet i rrallë, i cili bashkoi dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit.
Në vitet më të rënda për popullin e Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të nëntëdhjeta, Akademik Nexhat Daci u angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me dije, maturi dhe vizion, ai dha një kontribut të çmuar në vendosjen e themeleve të forta të shtetit të Kosovës./BS




