0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani: Mbështetja e Clintonit për Kosovën, pasqyrim i vlerave amerikane

Duhet ti lexosh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë në Berlin mbajti një fjalim për presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paçebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.

Osmani ka shkruar në një postim në Facebook se mbështetja e presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.

“Mbrëmë në Berlin, pata nderin ta lexoj një ‘Laudatio’ për Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.Teksa qëndroja para tij, kujtova marsin e vitit 1999, kur dëgjonim me shpresë fjalimet e tij në një radio të vogël, ndërsa përjetonim tmerret e regjimit të Millosheviqit. Sot, falë luftës çlirimtare dhe falë lidershipit të botës demokratike dhe mbështetjes bipartizane amerikane, si nga demokratët ashtu edhe republikanët, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur”, ka shkruar Osmani .

“Faleminderit, president Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe”, ka shkruar tutje Osmani.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit