“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor, Enrico Barduani, ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftim.

Presidenca thotë se dekorimi që u bë gjatë javës së shkuar është simbol i mirënjohjes së popullit të Kosovës.

“Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi, Presidentja Osmani e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës, transmeton rtk.