3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani: 24 Marsi, dita kur liria mori krahë

Duhet ti lexosh

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe.

Osmani, në një postim në Facebook, thotë se kjo është dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“24 Marsi, dita kur liria mori krahë! Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti! Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja thotë se nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.

“Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!”, ka shkruar Osmani, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit