Nga Hysen S.Dizdari
28 dhjetor 1856 – 28 dhjetor 2025 – Në kujtim të 159 vjetorit të lindjes së Thomas Woodrow Wilson.
Thomas Woodrow Wilson lindi me, 28 dhjetor 1856 në një familje me prejardhje skoceze-irlandeze, në Staunton të Virxhinias të ShBA. Gjyshërit e Wilson nga ana e babait kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Strabane, Qarku Tyrone, Irlandë, në vitin 1807. Thomas Woodrow Wilson, ishte Presidenti i 28 Shteteve të Bashkuera të Amerikës, dhe sherbyeu, si President nga viti 1913 deri 1921. Ai udhëhoqi Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Luftës Parë Botërore (1914-1918), mbeshteti reformat ekonomike dhe me qëndrimet e tij idealiste në politikën e jashtme, ai ishte arkitekti kryesorë i formimit të organizatës, Kombeve të Bashkuera-OKB-së. Në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, Presidenti, Thomas Woodrow Wilson hodhi poshtë planin e shteteve fqinjë për coptimin e trojeve të Shqipërisë dhe mbrojti me vendosmëri të drejtën për vetëvendosje, të kombeve të vegjël, e cila çojë në pavarësinë e dytë të Shqipërisë të cilën e gëzojmë edhe brezi jon sot.
Më 8 janar 1918, Presidenti, Wilson mbajti një fjalim, të njohur si Katërmbëdhjetë Pikat, ku ai përcaktojë objektivat afatgjata të luftës të administratës së tij. Ai bëri thirrje për krijimin e një shoqate kombesh për të garantuar pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha kombeve – një Lidhje të Kombeve. Pika të tjera përfshinin evakuimin e territorit të pushtuar, krijimin e një Polonie të pavarur dhe vetëvendosjen për popujt e Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Posta Shqiptare, me 14 dhjetor 2018, me rastin e 100 vjetori të shpalljes së 14 pikave të planit të paqës, të Presidentit Wilson, emetojë një emision me pulla tre pulla postare, ku pulla me vlerë 120 lekë i kushtohet, pikërishtë , shpalljes së 14 pikave në fjalen e tij historike, me 8 janar 1918 nga Presidenti Wilson. Pulla me vlerë nominale 120 lek, paraqet portretin e Presidentit Wilson dhe ka të shkruar në pjesën e sipërme duke vazhduar edhe në krahun e djathtë: “100 vjetori i shpalljes së 14 pikave të Presidentit Wilson për paqën”. Pullat postare janë, gurë kilometrik dhe symbol të shtetit, e kombit shqiptarë të cilat udhtojnë derë më derë, nga qyteti në qytet, nga shteti në shtetë në të katër kontinentet e botës.
Duke udhëtuar, pullat postare në të njëjtën, kryejne misjonin e tyre, historik e diplomatik duke shpërndarë portretin e këtij burri Madhështorë të Kombit Amerikan, i cili mbrojti me vendosmëri, në Konferencën e Paqës në Paris, në vitin 1919, të drejtën e Kombit Shqiptarë për vetëvendosje, për liri dhe pamvarsi kombëtare.
MIRËNJOHJË PËRJËTË NGA KOMBI SHQIPTAR. /GDielli




