1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti Trump u jep paralajmërim iranianëve

Duhet ti lexosh

Presidenti Donald Trump i paralajmëroi iranianët të evakuojnë kryeqytetin e tyre në një postim në rrjetet sociale të hënën.

“Të gjithë duhet të evakuoheni menjëherë nga Teherani!”, shkroi presidenti në Truth Social, pa thënë arsyen.

Izraeli ka bombarduar Iranin që nga mëngjesi i së premtes dhe të dy vendet kanë nisur sulme të përshkallëzuara kundër njëri-tjetrit.

Në postimin e tij, Trump përsëriti pohimin e tij se Irani duhet të kishte rënë dakord për një marrëveshje që frenonte ambiciet e tij bërthamore.

“Irani duhej ta kishte nënshkruar ‘marrëveshjen’ që u thashë ta nënshkruanin. Çfarë turpi dhe humbje jete njerëzore. Thënë thjesht, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE”, shkroi ai. “E kam thënë vazhdimisht!”

Teherani është një qytet me gati 10 milionë banorë, njofton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit