-1.5 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Presidenti Dr. Ibrahim Rugova – Udhëheqësi i paqes dhe shpresës

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Sot, më 21 janar, shënojmë me nder dhe respekt përvjetorin e 20-të të ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Sot kujtojmë një njeri të jashtëzakonshëm, i cili me vizion, mençuri dhe paqe, arriti të udhëhiqte një popull drejt shpresës dhe unitetit, edhe në kohët më të vështira.

Rugova ishte simbol i paqes dhe i rezistencës pa dhunë. Ai besonte se dialogu, durimi dhe qetësia ishin armët më të fuqishme për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe demokratike për Kosovën. Me qëndrimin e tij të palëkundur, ai i dha popullit shqiptar një shembull të guximit moral dhe të dashurisë për atdheun, duke e bërë emrin e tij një pikë referimi për të gjithë ata që luftojnë për drejtësi dhe liri.

Përmes veprimeve dhe fjalëve të tij, Rugova i mbillte shpresë zemrave të të gjithëve, duke bashkuar njerëzit përtej dallimeve dhe duke krijuar një kulturë të respektit dhe dialogut. Trashëgimia e tij nuk qëndron vetëm në dokumentet e historisë, por jeton çdo ditë në kujtesën kolektive të kombit tonë.

Për mua personalisht, kujtimi i tij është edhe më i veçantë. Do ta ruaj përherë këtë foto kujtimi, dhe ndihem i nderuar që pata mundësinë të bashkëbisedoj me të në një intervistë, një moment që e kam dokumentuar dhe ruaj edhe në njërin nga librat e mi. Ky përjetim personal më bën që lidhja me Rugovën të jetë jo vetëm historike, por edhe personale dhe frymëzuese.

Edhe pas shumë vitesh, emri i tij mbetet i gjallë, si një yll që ndriçon rrugën e Kosovës dhe frymëzon brezat e rinj. Kujtimi për Presidentin Rugova është më shumë se një detyrë historike; është një premtim i përjetshëm për paqe, unitet dhe dashuri për atdheun.

I përjetshëm kujtimi për Dr. Ibrahim Rugovën – udhëheqësin, vizionarin dhe shpirtin e madh të Kosovës! Sot, si çdo ditë, e mbajmë në zemrat tona. /helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme