1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti Begaj: Urime katolikëve shqiptarë dhe katolikëve në mbarë botën

Duhet ti lexosh

Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri. ”Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri”,-shkruan Begaj në platformën X dhe Facebook. ”Shpreh bindjen se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve”.

Në emër të shqiptarëve Presidenti Begaj uroi që papa Leone XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë në krye të Vatikanit. Kardinali Robert Francis Prevost u zgjodh sot papë, me emrin Leone XIV. Postimi i plotë

Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri!

Shpreh bindjen se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve.

Në emër të të gjithë popullit shqiptar i uroj Papa Leoni XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë!/KJ

https://www.facebook.com/BajramBegajAL/posts/662555233216917?ref=embed_post

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit