BallinaBiznesiPresidenti Begaj takon homologun azer: Energjia dhe turizmi, prioritete të bashkëpunimit

Presidenti Begaj takon homologun azer: Energjia dhe turizmi, prioritete të bashkëpunimit

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit, lham Aliyev. Ky takim u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve intensive dypalëshe në vazhdën e shkëmbimit të vizitave të mëparshme zyrtare.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Kreu i Shtetit vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin politik midis dy vendeve, si dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike.

Energjia dhe turizmi mbeten prioritetet kryesore në këtë bashkëpunim, për të cilin Presidenti Begaj shprehu interesin e Shqipërisë për të avancuar me nismat që sjellin përfitime të prekshme për ekonomitë e dy vendeve.

Gjithashtu, u theksua se hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku i shërben këtij qëllimi.

Shqipëria, theksoi Presidenti Begaj vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Azerbajxhanit për projektet lokale që lidhen drejtpërdrejt me gazsjellësin TAP, njofton oranews.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Infantino nuk mund të rizgjidhet

0
Ditët kalojnë, ndërsa pozicioni i Gianni Infantino vazhdon të rëndohet dhe misioni i tij për t’u rizgjedhur si president i FIFA bëhet më i...