3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti Begaj për Wisner: Luajti rol të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës

Duhet ti lexosh

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se ish-emisari amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, luajti rol të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës.

„Me dhimbje mësova për ndarjen nga jeta të Frank G. Wisner, një diplomat i shquar amerikan dhe mik i shqiptarëve, duke luajtur një rol të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës“, ka shkruar ai në X.

Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e miqtë e diplomatit tashmë të ndjerë.

Ai vdiq në moshën 86-vjeçare, pas komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga kanceri në mushkëri. Wisner më 1997 u tërhoq nga puna si diplomat, por vazhdoi punën në sektorin privat, në disa role këshilluese, por mori edhe disa misione zyrtare.

Më 2005 administrata e George W.Bush e emëroi atë përfaqësues të posaçëm në negociatat për statusin e Kosovës si shtet sovran, negociata që çuan në pavarësinë e Kosovës më 2008.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit