POSTIMET E FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Trump largohet nga Cyrihu pas pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Nga Dashnim HEBIBI

Cyrih, 22 janar 2026 – Para pak minutash, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është nisur nga aeroporti i Cyrihut me avionin presidencial Air Force One.

Presidenti Trump qëndroi në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku u zhvilluan diskutime mbi çështje kyçe globale, përfshirë ekonominë, sigurinë ndërkombëtare dhe zhvillimet gjeopolitike.

Vizita e tij në Davos tërhoqi vëmendje të madhe mediatike dhe politike, duke qenë se Forumi Ekonomik Botëror mbetet një nga platformat më të rëndësishme të dialogut global mes liderëve botërorë, biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare.

Pas përfundimit të agjendës zyrtare, Presidenti Trump u nis drejt destinacionit të radhës, duke mbyllur kështu vizitën e tij në Zvicër.

helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB