Pas performancave artistike, emocioneve, muzikës live dhe rivalitetit të fortë artistik, Festivali i 64-të i Këngës në RTSH do të vijë në një formë tjetër reflektimi dhe analize.
Të dielën, në orën 12:30, drejtpërdrejt në RTSH 1, nga Pallati i Kongreseve, publiku do të ndjekë Post Festivalin – një kronikë e plotë e gjithçkaje që ndodhi në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare.
Nën moderimin e Fjodora Fjores, Post Fest 64 do të ndalet te momentet kulmore të katër netëve të festivalit: performancat që u duartrokitën gjatë, surprizat e skenës, komentet që ndezën debate, por edhe emocionet e forta të artistëve fitues.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrugëtimit të këngës fituese dhe përfaqësimit të Shqipërisë drejt Eurovizionit, mes pritshmërive të larta, komenteve dhe analizave artistike.
Post Fest 64 vjen si një pasqyrë e plotë e festivalit – jo vetëm si garë muzikore, por si një ngjarje që bashkoi artistë, jurinë dhe publikun, duke reflektuar frymën, sfidat dhe emocionet, Xhilda Kondi, transmeton rtsh.




