1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka pranuar disa pajisje elektronike nga qeveria britaneze e të cilat kapin vlerën e 10 mijë eurove

Duhet ti lexosh

Në këtë ceremoni, nikoqir ishte zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti e nga ana e britanikëve Margaret Belof e dërguar e ambasadës, bashkë me udhëheqësen e ekipit të ekspertëve të GCSI-së, Helen Legay.

“Kjo ceremoni shënon edhe një tjetër hap të bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës dhe Qeverisë Britanike, ku në kuadër të projektit për komunikim strategjik pas trajnimeve dhe vizitës studimore të realizuar kohë më parë, Drejtoria për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, sot pranoi një donacion me pajisje elektronike në vlerë rreth 10,000 eurosh. Po ashtu në këtë ceremoni u bë edhe lansimi i Manualit për Komunikim, i cili do të shërbejë si një udhëzues i rëndësishëm për avancimin e komunikimit si dhe ofron praktikat më të mira për komunikim me publikun”, njoftoi policia. Zëvendësdrejtori Hoti falënderoi britanikët për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, e në veçanti në fushën e komunikimit si një fushë jetike, në mjedisin e sotëm të informacionit, ku siç thuhet, komunikimi i qartë, i saktë dhe në kohë, është thelbësor për besimin dhe sigurinë publike, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit