2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

POEZI NGA KANG BYEONG CHEOL – KOREJA E JUGUT

Duhet ti lexosh

Përktheu: Angela Kosta

Kang Byeong Cheol është shkrimtar, poet, përkthyes dhe Filozof korean në Shkencat Politike. Ai ka lindur në Jeju City, në Korenë e Jugut, në vitin 1964 dhe e ka filluar karrierën e tij të shkrimit në vitin 1993. Historia e tij e parë e shkurtër, “Kënga e Shubës,” u botua kur ai ishte në moshën njëzet e nëntë vjeç.

Në vitin 2005, Cheol botoi një përmbledhje tregimesh dhe që atëherë ka fituar katër çmime letrare; deri më sot ka botuar tetë libra.

Nga viti 2009 deri në vitin 2014, Cheol ka qenë Anëtar i Komitetit të Shkrimtarëve të Burgjeve (WiPC) në PEN International. Nga viti 2018 deri në vitin 2022, ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Arsimore të Unifikimit Jeju. Vite më parë, Cheol ka qenë Profesor special në Universitetin Ndërkombëtar Jeju nga viti 2016 deri në vitin 2018, Profesor kërkimesh në Institutin e Mbrojtjes Kombëtare të Universitetit Kombëtar Chungnam nga viti 2013 deri në vitin 2016, studiues në Shoqërinë e Kërkimit Ieodo nga viti 2010 deri në vitin 2017 dhe CEO i Online News Media Jejuin News nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Cheol është gjithashtu kryredaktor në gazetën Jeminilbo, në qytetin Jeju, (Koreja e Jugut). Aktualisht, Kang është Zëvendëspresident në Institutin Korean për Paqe dhe Bashkëpunim.

VAJTIMI I MACES NË MESNATËN E THELLË

Në kulmin e mesnatës së thellë,

një vajtim lagur me dritë yjëzimesh, derdhet…

Një mace e vetmuar, teksa mban erë,

flatrave të errësirës,

zemrën e saj të humbur, kërkon.

Vajtimi i saj kapërcen erën,

teksa thith gjirin e hënës

mbarë dëshira e botës

në atë zë të vockël manifestohet.

Për një çast, heshtja mbështjell qiellin…

Hija e një nëne rikthehet,

e ndër krahë, një ngrohtësi të brishtë mbledh.

Vetëm atëherë nata gjen frymën e saj.

E megjithatë, diku larg,

përmes tymit të Gazës,

nën hënën e njollosur nga trishtimi,

një tjetër mace po vajton.

Vajtimi i saj plagët e yjeve lëpin, dhe pyet:

“Paqe, kur do të zgjohesh vallë?”

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit