0 C
Zurich
Sunday, November 23, 2025
spot_img
spot_img

Poeti Demiri dhe shkrimtari Shabani, fitues të çmimit shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025

Duhet ti lexosh

Hulumtuesi, publicisti dhe poeti, prof. dr. Sevdail Demiri, dhe shkrimtari Resul Shabani janë fituesit e sivjetmë të Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025.

Çmimi u ndan sot në Sallën Kristale të Kuvendit. Sevdail Demiri shprehu falënderim të thellë për këtë nder të jashtëzakonshëm shtetëror, i cili, siç tha ai, vjen si kurorë e pothuajse tre dekadave punë të pandërprerë në sferën publike.

“Edhe më i madh është nderi im, pasi kjo mirënjohje është simbol i fuqishëm i identitetit shqiptar”, theksoi Demiri. Ndërsa Resul Shabani falënderoi kryetarin e Kuvendit, ministrat, deputetët e pranishëm, miqtë dhe dashamirësit e arsimit dhe kulturës, si dhe anëtarët e Këshillit për ndarjen e Çmimit “22 Nëntori”.

Ky vlerësim u jepet figurave nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në vend, transmeton Bsot.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit