POSTIMET E FUNDIT

PO NDODH/ Opozita në protestë, policia në alarm. Mijëra qytetarë dhe efektivë përballë para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë janë nisur mesditën e sotme për protestën e thirrur nga opozita e cila do të mbahet në 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë.

Protesta është thirrur nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj pas denoncimeve të forta të ish-krahut të djathtë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili denoncoi me fakte në media afera korruptive të frikshme dhe shpërdorimin e parasë publike nga Edi Rama, të cilin e quajti kreu i organizatës dhe bashkëpunëtorët e tij Erion Veliaj…etj.

Protesta e sotme pritet të jetë nga më masivet që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri vitet e fundit. Gazetarët e “Ora News” ndodhen në pikat kyçe të kryeqytetit nga ku sollën dhe informacionet e fundit për organizimet e fundit si nga ana e policisë ashtu edhe të organizatorëve. Ndërkaq nga rrethet bëhet me dije se shumica e qytetarëve po udhëtojnë drejt kryeqytetit me automjetet e tyre private.

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB