POSTIMET E FUNDIT

PO AGON

Nga LEFTER SHOMO

Natë dimri kur zë bulkthash s’ndihet

Fillimisht larg fryn pabujë një fllad

Qen i largët sikur zë të kollitet

Egërsohet deti porsi era mbi dallgë.

Shpresëmadhit agim i rri, i bëj pritje,

Rreze agu pres të vijnë plot larmi,

Të marrë formën fytyra e lindjes,

Trupi i shpresës të ngrihet selvi.

Bir i vorbullës era, bëhet akull

Rend e çakërdusur si ankesë

Midis resh ndeshet drita me agun,

Skenë pylli i djegur rrufesë.

Përmes reve hëna gatitet për ndarje,

Në oqeanë qiellorë lë takim

E ngathët si një plakë beqare

Që e bezdisur, s’përfill dashurinë.

Dendësohen tufëdritat në dengje

E shpërndajnë atë mjegull n’avullim,

Spektrin thyej t’ëndrrave marrë pengje

Frymëmarr lirisht, në horizont shoh agim.

PUTHJE TË LULËZUARA

Luadhe ngjyrash ke mes sysh

Puthje të lulëzimit mban

Shenjë më bën prej largësish

“Dhuratë për ty i kam.”

Mes ngjyrash që gëlojnë në shpirt

Vetë fati erdhi pa lutje

Sytë si kopsht i trëndafiltë

Thonë: “Roz merr të parën puthje.”

Pastaj zbret syve më poshtë

Mes lulishteve të parkut

Puthje këmbejmë të dy tok

Thua: “Puthje merr buzëflakur”

Buqeta puthjesh mbjell në shpirt

Aromë erë jargavan

Frymë lulëzimi, dashuri

Thua: “vetëm për ty i kam”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB