Shqipëria do të ndeshet me Poloninë në gjysmëfinale të Play-off-it të Botërorit 2026. Ky ishte verdikti i shortit që sapo është hedhur në Cyrih. Në rast kualifikimi, Kombëtarja shqiptare do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Edhe në këtë rast Shqipëria do ta luante ndeshjen jashtë fushe.
Kualifikimi për në finalet vendoset nga një ndeshje teke, që do të zhvillohet më 26 mars. Në shortin e sotëm merrnin pjesë 16 skuadra nga Europa, por vetëm 4 prej tyre mund të shkojnë në Botërorin e Meksikës, Kanadasë dhe SHBA-ve.
Kuqezinjtë bënin pjesë në vazon e tretë në short, ndërsa kundërshtari i saj doli nga vazoja e tretë, ku përveç …, bënin pjesë edhe Polonia, Uellsi, Republika Çeke dhe Sllovakia.
Polonia është një kundërshtar jo pak “familjar” për Kombëtaren shqiptare, pasi në eliminatoret e fundit është ndeshur shpesh me këtë skuadër. Ndeshja e fundit me Poloninë është ajo e 10 shtatorit 2023, ku kuqezinjtë fitonin në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 2-0, me gola të shënuar nga Asani dhe Daku, transmeton rtsh.




