-2.5 C
Zurich
Monday, January 5, 2026
spot_img
spot_img

Plani Strategjik i Universitetit “Haxhi Zeka” 2026–2030: Universitet Ndërmarrës për Shoqërinë

Duhet ti lexosh

I ndërtuar në analizë, vizion dhe të dhëna reale, Plani Strategjik shërben si busull e mendimit dhe veprimit strategjik të Universitetit “Haxhi Zeka” për të ardhmen.

Universiteti “Haxhi Zeka” vijon të konsolidojë rolin e tij si institucion publik i arsimit të lartë i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit dhe ndikimit shoqëror, duke e ndërtuar veprimtarinë e vet mbi tri misionet themelore universitare: mësimdhënien cilësore, kërkimin shkencor dhe shërbimin ndaj shoqërisë. Në këtë frymë, UHZ e ka përcaktuar qartë identitetin e vet si një universitet ndërmarrës, funksional sipas modelit të heliksit të katërfishtë dhe të tipit Universitet 4.0, ku universiteti, industria, qeverisja dhe shoqëria bashkëveprojnë për të prodhuar dije, inovacion dhe zhvillim.

Viti 2026 shënon një moment të rëndësishëm për Universitetin “Haxhi Zeka”, pasi ai do të hyjë në procesin e hartimit të Planit të ri Strategjik 2026–2030. Ky proces nuk do të jetë thjesht një ushtrim formal planifikimi, por një angazhim i thelluar institucional për të ndërtuar një dokument strategjik realist, të bazuar në të dhëna, analiza dhe objektiva të matshme, që do ta udhëheqin universitetin në një fazë të re zhvillimi.

Plani Strategjik 2026–2030 do të ndërtohet në një bazë të gjerë dhe të harmonizuar dokumentesh dhe burimesh strategjike. Ai do të marrë parasysh të gjitha dokumentet strategjike ekzistuese të universitetit, si dhe politikat dhe prioritetet kombëtare në fushën e arsimit të lartë, shkencës dhe zhvillimit ekonomik, përfshirë dokumentet e Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Programin Kombëtar të Shkencës, dokumentet strategjike të Agjencia Kosovare e Akreditimit, si dhe politikat e ministrive përgjegjëse për zhvillimin rajonal, industrinë, ndërmarrësinë dhe tregtinë.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet analizimit të të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës, Ministria e Punës, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që objektivat strategjike të universitetit të jenë në përputhje me realitetin ekonomik, tregun e punës dhe dinamikat zhvillimore të vendit. Po ashtu, një rol kyç në këtë proces do të kenë raportet hulumtuese dhe analizat e Instituti për Shkencë dhe Arte, të cilat do të sigurojnë bazën shkencore dhe empirike për planifikimin strategjik.

Plani i ri strategjik do të sinkronizohet gjithashtu me planet strategjike të zhvillimit të komunave të Rajonit të Dukagjinit, duke forcuar rolin e universitetit si aktor zhvillimor rajonal, si dhe me objektivat strategjike të Forumi Ekonomik Rajonal Dukagjini (FERD)Qendra Universitare për Inovacion dhe Ndërmarrësi UNI NOVA dhe vet Institutit për Shkencë dhe Arte. Ky sinkronizim synon krijimin e një ekosistemi funksional ku mësimdhënia, kërkimi shkencor dhe ndërmarrësia akademike ndërthuren dhe prodhojnë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Universiteti “Haxhi Zeka” tashmë ka përcaktuar objektiva fillestare punuese, të cilat do të shërbejnë si bazë për hartimin e dokumentit përfundimtar strategjik. Këto objektiva do të rafinohen dhe konkretizohen përmes një procesi të mirëstrukturuar analitik dhe konsultativ, me synimin që Plani Strategjik 2026–2030 të mos mbetet një dokument deklarativ, por të shndërrohet në instrument real të politikë-bërjes universitare, me rezultate të matshme dhe të monitorueshme.

Me këtë qasje, Universiteti “Haxhi Zeka” synon jo vetëm të forcojë pozicionin e tij institucional, por edhe të shndërrohet në një lider kombëtar në arsimin e lartë publik, duke dëshmuar se planifikimi strategjik i bazuar në të dhëna, partneritete dhe vizion të qartë është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm universitar dhe shoqëror./UHZ

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme