Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi pesë nisma ligjore që synojnë forcimin e integritetit institucional dhe parandalimin e korrupsionit, duke theksuar se fokusi kryesor i qeverisë është parandalimi i korrupsionit përtej ndëshkimit të tij.
“Fokusi kryesor është forcimi i parandalimit të korrupsionit, përtej ndëshkimit të tij”, deklaroi Pirdeni, duke shtuar se pesë nismat ligjore synojnë vendosjen e themeleve të standardeve evropiane në legjislacionin shqiptar dhe në praktikat administrative.
Sipas ministres, këto iniciativa janë hartuar në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe disa prej tyre ndodhen ende në proces konsultimi me aktorë të shoqërisë civile. Ajo nënvizoi domosdoshmërinë e një debati të gjerë publik për këto ligje.
“Është e domosdoshme që këto nisma të shoqërohen me debat publik, për të garantuar një kuadër ligjor sa më gjithëpërfshirës dhe në përputhje të plotë me standardet evropiane”, u shpreh Pirdeni.
Nga pesë nismat, tre janë iniciuar nga qeveria dhe dy nga deputetë, ndërsa sipas ministres ato janë fokusuar në krijimin e një kuadri ligjor solid dhe të harmonizuar me direktivat e Bashkimit Evropian.
Ligji për sinjalizuesit
Duke u ndalur te ligji i parë, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, Pirdeni theksoi se ai fuqizon ndjeshëm mbrojtjen e sinjalizuesve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
“Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuese, i pari ligj i miratuar në Kuvend dhe ka hyrë në fuqi. Përmes këtij ligji parashikohet fuqizimi dhe mbrojtja e cdo personi të punësuar qoftë në institucion publik, qoftë në subjekt privat në rast se denoncojnë shkeljet ligjore. Ndryshe nga ligji i 2016-ës që kufizoi vetëm në rast te raportimit kundër korrupsionit, ky ligj i jep mundësi çdo të punësuar të raportojë çdo shkelje ligjore, dhe legjislacionin e punës, mbrojtjes sociale, tatime-taksa, etj,.
Ky ligj parashikon mbrojtje të mirëfilltë ligjore do kenë jo vetëm sinjalizuesit por dhe familjarët dhe ortakët e tyre të biznesit” tha ministrja.
Ajo theksoi se për herë të parë mbrojtje ligjore do të kenë jo vetëm sinjalizuesit, por edhe familjarët dhe ortakët e tyre të biznesit.
“Për herë të parë parashikohen dhe sanksione më të fuqizuara për të garantuar që çdo lloj mase me formë hakmarrëse ndaj çdo personi që tenton të raportojnë një rast korrupsioni të adresohet në mënyrën e duhur ligjore, është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme nga çdo formë kërcënimi që mund të vijë nga punëdhënësi sikurse: mosrinovimi i kontratës së punës, transferimi në një pozicion larg vendit të punës, ndalimi i promovimit në detyrë, etj,.
Masa të linjëzuara me legjislacionin e BE. Është parashikuar që institucioni përgjegjës, Inspektorati i lartë për kontrollin e pasurive dhe konfliktin e interesit do fuqizohet dhe do shumëfishojë përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi përdorimin efektiv të këtij instrumenti”, u shpreh Pirdeni, duke shtuar se masat janë të linjëzuara me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Ligji për lobimin
Ministrja u ndal edhe te projektligji për lobimin, i cili është miratuar në Këshillin e Ministrave dhe synon të rregullojë për herë të parë këtë veprimtari në Shqipëri.
“Për herë të parë në Shqipëri kemi një legjislacion për lobimin: për herë të parë rregullohet veprimtaria e lobimit si njëveprimtari e ligjshme, e kontrollueshme dhe transparente. Ky projektligj është miratuar në Këshillin e Ministrave, të garantohet së pari një transparencë e plotë mes lobistëve profesionistë dhe zyrtarëve publik.
Për herë të parë parashikohet krijimi i një regjistri lobimi i cili do të mbahet nga komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, si institucioni përgjejgës për garantimin e transparencës jo vetëm në dhënin e e informaiconit publik por dhe në garantimin e integritetit të kontakteve mes zyrtarëve publik dhe cdo subjekti që interesohet të influesncojë me njëvendimarrje publike përmes lobimit” deklaroi Pirdeni.
Sipas saj, ligji parashikon krijimin e një regjistri publik të lobimit, i cili do të administrohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
“Brenda kësaj jave nisim diskutimet në komisionet parlamentare dhe shpresojmë që ligji të miratohet brenda këtij muaji në Kuvend,” tha ajo.
Ligji për sponsorizimet dhe donacionet
Pirdeni prezantoi gjithashtu projektligjin për sponsorizimet dhe donacionet, i cili ndodhet në konsultim publik dhe synon të rrisë transparencën në dhënien e tyre.
“Një tjetër pr.ligj i miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe që është aktualisht në konsultim publik, është pr.ligji për sponsorizimin dhe novacionet.
Ligj i cili për herë të parë rregullon mënyrën dhe funksionit dhe transparencën e dhënies së donacioneve. Adreson në mënyrë tërësore çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin ligjor të sponsorizimeve si një aktivitet që synon të forcojë e mbështesë iniciativa me interes publik në fushën e mbrojtjes sociale, drejtësisë sociale, artit, sportit, kulturës veçanërisht, transformimit digjital, inovacionit” u shpreh ministrja.
Ajo bëri të ditur se do të krijohet një regjistër publik transparent për çdo sponsorizim dhe donacion ndaj institucioneve publike, ndërsa organizatat jofitimprurëse do të përjashtohen nga fusha e veprimit të ligjit.
“Ky ligj parashikon shprehimisht se do të ketë një regjistër publik transparent të çdo sponsorizimi e donacioni që bëhen ndaj institucioneve publike. Do ketë një diferencim të qartë mes detyrimeve që do kenë institucionet dhe autoritetet publike për transparencën për donacionet, sponsorizimet nga detyrimet që kanë subjektet private që përfitojnë sponsorizime e donacione, duke përjashtuar në mënyrë të qartë nga fusha e veprimit të këtij ligji organizatat jofitimprurëse për të garantuar që fokusi i këtij pr.ligji të jetë transparenca e sponsorizimeve e donacioneve që përfitojnë autoritetet publike” përfundoi Pirdeni, transmeton rtsh.




