4.4 C
Zurich
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

PhD. Dashnim Hebibi nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Ambasador i Lirisë së Fjalës, Kulturës dhe Patriotizmit”

Duhet ti lexosh

Nga Angela Kosta, Romë

Romë, 5 shkurt 2026 – Doktor i Shkencave Politike, poet, gazetar, publicist, president i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës dhe ambasador i paqes, Dashnim Hebibi, është shpallur fitues i çmimit prestigjioz ndërkombëtar “Comunicare l’Europa 2026”, duke u vlerësuar me titullin “Ambasador i Lirisë së Fjalës, Kulturës dhe Patriotizmit”.

Ky çmim i rëndësishëm evropian i është akorduar për kontributin e tij të vazhdueshëm dhe të palëkundur në promovimin e vlerave themelore të lirisë së shprehjes, kulturës, komunikimit qytetar dhe dialogut ndërkulturor, si dhe për angazhimin e tij humanitar dhe intelektual në shërbim të komuniteteve shqiptare brenda dhe jashtë atdheut. Vlerësimi u nda në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar Menotti Art, një nga ngjarjet më prestigjioze kulturore në Itali dhe Evropë.

- Reklama -

Ceremonia solemne e ndarjes së çmimit u mbajt më 5 shkurt 2026, në Sallën e Kongreseve të Marriott Grand Hotel Flora në Romë, në prani të personaliteteve të shquara nga fusha e artit, kulturës, akademisë, gazetarisë dhe diplomacisë evropiane. Përfaqësues të institucioneve prestigjioze evropiane vlerësuan figurën e Doktor Hebibit si një zë të lirë, të përgjegjshëm dhe të angazhuar në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të dinjitetit njerëzor.

Doktori i Shkencave Politike Dashnim Hebibi është autor i mbi 30 librave, kryesisht të fokusuar në tematikën e diasporës shqiptare, identitetin kombëtar dhe ruajtjen e gjuhës shqipe. Prej vitesh ai njihet si një figurë e respektuar në fushën e gazetarisë, shkencave politike dhe humanizmit, si dhe si promotor i paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet kulturave.

Së shpejti do të publikojmë një reportazh më të zgjeruar, me pamje, detaje dhe dëshmi ekskluzive nga ceremonia në Romë, reagime të personaliteteve evropiane dhe intervistë speciale me Doktor Dashnim Hebibi mbi domethënien e këtij vlerësimi dhe projektet e tij të ardhshme, transmeton helveticALforum.ch

- Advertisement -

Foto nga Argëtim Imeri, Romë

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme