Nga Rafaela Prifti
Përurimi i parë në Amerikë i “Ëndrrës Amerikane” në Vatër vlerësoi trashëgiminë e suksesit shqiptaro-amerikan. Përshendetja nga editori i Diellit Sokol Paja njohu të pranishmit me Prof. Eris Rusi, një personalitet i shkencave humane, dhe z. Beqir Potka, Vatran dhe sipermarrës nga Nashville, i cili rrëfen kalvarin e vuajtjes në komunizëm dhe suksesin në tokën e lirisë.
Beqir Potka ndjeu frymëzim dhe ngjashmëri te Fan Noli, kur ndiqte shkollen teologjike Holy Cross në Boson, pasi erdhi në Amerikë. Editorja e Anglishtes Rafaela Prifti moderoi përurimin duke u ndalur në momente domethënëse të historisë së rrëfyer në libër. Potka ndjen dorën e Perëndisë në udhëryqe të jetës se tij në Shqipëri, në kampin e Lavrios në Greqi, në Amerikë.
Profesor Rusi, shefi i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin Fan Noli Korçë theksoi temën kyçe të “nevojës për të ndjerë besimin e Perëndisë në jetën e njeriut. Libri është një biografi e letrarizuar.” Moderuesja Rafaela Prifti u drejtonte pyetje të kombinuara z. Potka dhe Prof. Rusi duke ndërthurur episode nga biografia “Ëndërr Amerikane”.
“Arratisjet politike në komunizëm dhe eksodi shqiptar tani gjen vend në libër,” tha ajo, por “arratisjet atëherë ishin të detyruara nga diktatura, sot nga dëshpërimi.”
Prof. Rusi argumentoi se “pasojat familjare janë emërues i përbashkët i të arratisurve nga diktatura.” Z. Potka tha se “ndajmë vlera të përbashkëta kombëtare shqiptare.” Në mbyllje të përurimit Prof. Rusi lexoi dhe prezantoi poezinë e vepres së Skënder Rusi “Ditët e mia pa ty” në 1 vjetorin e ndarjes, dhe i solli të pranishmve emocione të veçanta. /GD




