Sot, menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” mbajti një takim pune me stafin akademik dhe administrativ të Fakultetit Juridik, ku u prezantuan idetë dhe propozimet fillestare për hartimin e Planit Strategjik 2026 – 2030. Ky takim shënon fazën e parë të një procesi gjithëpërfshirës të diskutimeve për misionin, vizionin dhe drejtimet zhvillimore të universitetit në vitet e ardhshme.
Rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Armand Krasniqi, së bashku me ekipin drejtues, theksuan rëndësinë e përfshirjes aktive të njësive akademike që në këtë fazë të hershme. Ai potencoi se plani i ri strategjik do të reflektojë zhvillimet bashkëkohore në arsimin e lartë, inovacionin, kërkimin shkencor, digjitalizimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke i dhënë universitetit një orientim të qartë drejt standardeve evropiane.
Po ashtu, dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Petrit Nimani, prezantoi planet strategjike të fakultetit për periudhën 2026 – 2030, ku njoftoi se Fakulteti Juridik do të aplikojë për dy programe të reja master dhe programin e doktoratës, me qëllim rritjen e kapaciteteve akademike dhe avancimin e kërkimit shkencor.
Në kuadër të planit zhvillimor, dekani prezantoi gjithashtu edhe iniciativën për themelimin e dy instituteve të reja shkencore, si dhe krijimin e Laboratorit të Kriminalistike, një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të kapaciteteve moderne në fushën e drejtësisë dhe kriminalistikës.
Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar që përmes një procesi transparent, profesional dhe gjithëpërfshirës, të ndërtojë një vizion modern për periudhën 2026- 2030, duke synuar rritjen e cilësisë akademike dhe ndikimin e qëndrueshëm në zhvillimin social-ekonomik të vendit, njofton UHZ, transmeton helveticALforum.ch
#UHZ#FakultetiJuridik#Strategjia2026_2030#ZhvillimAkademik#StudimeMaster#StudimeDoktorate#KërkimShkencor#Inovacion#InstituteShkencore#LaboratoriKriminalistik




