6.4 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Përfaqësuesit e UEJL-së marrin pjesë në mbledhjen e Bordit Strategjik të Aleancës ChallengeEU në Valencia

Duhet ti lexosh

Valencia, Spanjë – Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) forcoi angazhimin e tij në bashkëpunimin ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tij në mbledhjen e Bordit Strategjik të Aleancës Universitare ChallengeEU, e cila u zhvillua së fundmi në Valencia.

Nga UEJL morën pjesë Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, Këshilltari i Rektorit, Akademik Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, si dhe Drejtori i Financave dhe Burimeve Njerëzore, Mr. Nebi Xhemali. Takimi kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet universiteteve anëtare, diskutimin e prioriteteve strategjike dhe fuqizimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit të lartë, hulumtimit shkencor, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të UEJL-së në këtë takim të nivelit të lartë pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të universitetit ndaj Aleancës ChallengeEU dhe rolin aktiv të tij në formësimin e iniciativave të përbashkëta evropiane. Këto iniciativa synojnë rritjen e cilësisë akademike, promovimin e lëvizshmërisë studentore dhe stafit, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë ndërkombëtare të universiteteve pjesëmarrëse.

- Reklama -

Aleanca ChallengeEU ofron një platformë të rëndësishme për bashkëpunim ndëruniversitar në Evropë, ku UEJL kontribuon me ekspertizën e vet akademike dhe institucionale, duke forcuar pozicionin e tij në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë. Pjesëmarrja e Universitetit në këtë Aleancë nënvizon vizionin e tij për të qenë një aktor i rëndësishëm në zhvillimin e arsimit të lartë dhe inovacionit në rajon dhe më gjerë, njofton UEJL, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme