Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, sot pritet të vij për vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të Presidencës, takimi mes Presidentes Osmani dhe Përfaqësuesit të BE-së për Dialog do të mbahet sot në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentes.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sorensen”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.
Vizita e Sorensenit vjen në një periudhë të ndjeshme për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa pritet që në takim të diskutohen zhvillimet e fundit politike, çështjet e sigurisë si dhe hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Detaje të tjera nga takimi pritet të bëhen publike pas përfundimit të tij./BS




