3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Për të 34-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet

Duhet ti lexosh

Po thellohet edhe më tej krizën institucionale që ka mbërthyer vendin që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe sot sikurse në tentimet e mëparshme nuk pati konsensus ndërmjet partive politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me formimin e institucioneve të reja. Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në propozimin e saj për këtë pozitë Albulena Haxhiun, anipse nga ish-opozita po konsiderohet figurë përçarëse. Të pranishëm në sallë ishin 102 deputetë, dhe subjektet politike PDK, LDK, AAK e Nisma dhe Lista Serbe sërish nuk propozuan emrat për anëtarë të komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Pro formimit të këtij komisioni votuan 51, kundër 1, abstenim nuk ka pasur. Kryesuesi i seancës njoftoi se seanca do të mbahet pas 48 orësh në ora 10:30, njofton telegrafi.
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit