Përgatiti Dashnim HEBIBI
Sot, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Prof. Dr. Ylber Sela, i shoqëruar nga znj. Suzana Trajanovska dhe znj. Rumena Nestoroska, priti në një takim pune z. Faton Fazliu, Drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.
Në takim mori pjesë edhe bashkëpunëtori i tij, z. Safet Dervishi. Takimi kishte për qëllim ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Zyrës Konsullore në Ambasadë dhe Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, me synim konkret lehtësimin e shërbimeve për qytetarët tanë në diasporë dhe modernizimin e procedurave konsullore dhe administrative.
Theks i veçantë te shërbimet ndaj diasporës
Gjatë bisedimeve u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme lidhur me:
• rritjen e efikasitetit në përpunimin e dokumenteve të gjendjes civile,
• shkurtimin e afateve të marrjes së certifikatave dhe dokumenteve të tjera zyrtare, • digjitalizimin e proceseve dhe përmirësimin e qasjes elektronike,
• forcimin e komunikimit ndërmjet ambasadës dhe Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë,
• si dhe promovimin më të gjerë të shërbimeve konsullore dhe administrative për diasporën. Palët ndanë qëndrimin e përbashkët se nevojat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit kërkojnë koordinim të vazhdueshëm, procedura më të thjeshtuara dhe një qasje institucionale moderne, efikase dhe transparente.
Deklarimet e palëve Ambasadori Sela e vlerësoi takimin si shumë domethënës, duke theksuar se:
“Shërbimet për diasporën janë prioritet strategjik. Çdo përmirësim në procedura është një hap drejt afrimimit të qytetarëve me shtetin dhe forcimit të besimit të tyre tek institucionet.”
Nga ana e tij, Drejtori Fazliu shprehu angazhimin e Drejtorisë për të vazhduar modernizimin e shërbimeve: “Ne jemi të përkushtuar që t’i bëjmë shërbimet më të qasshme, më të shpejta dhe më të lehta, veçanërisht për qytetarët tanë jashtë vendit. Bashkëpunimi me misionet diplomatike është çelësi i suksesit.
” Hap drejt koordinimit të ri institucional Takime të tilla përbëjnë një model bashkëpunimi që sjell rezultate konkrete për komunitetet tona në diasporë. Ato kontribuojnë drejtpërdrejt në modernizimin e shërbimeve shtetërore dhe në forcimin e lidhjes së qytetarëve me institucionet e vendit.
Ambasada e RMV në Gjermani dhe Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë po ndërtojnë një plan të përbashkët veprimi që synon:
• shërbime më të shpejta,
• procedura më të qarta,
• komunikim më efikas,
• dhe qasje më të lehtë për të gjithë qytetarët e diasporës. Përkushtimi mbetet i njëjtë: një diasporë më afër shtetit dhe një shtet më pranë qytetarëve të vetë, transmeton helveticALforum. (Foto nga ARMV)




