
Nga Dashnim HEBIBI, Prishtinë
Prishtinë, 04 prill 2026 – Gjatë një qëndrimi dyditor në Prishtinë me 27 dhe 28 mars, studiuesi i njohur Darling Vlora, pasardhës i një nga figurave më të shquara të historisë kombëtare shqiptare dhe themeluesi i shtetit shqiptar, së bashku me nipin e tij Igli Vlora dhe publicistin e mirënjohur Arsim Mulliqaj, realizuan një vizitë të veçantë që u shndërrua në një takim të ngrohtë miqësor dhe me vlera të larta njerëzore e kombëtare. Delegacioni, i cili kishte ardhur nga Milano me ftesë të Dr. Dërgut Aliu, qëndroi në hotelin “Gorenje” në Prishtinë, pronë e afaristit dhe bamirësit të njohur nga Presheva, Fatmir Kadriu. Menjëherë pas mbërritjes, ata vizituan konakun e tij, duke respektuar kështu traditën shqiptare të mikpritjes.

Në këtë takim morën pjesë edhe bashkëkombas nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Zvicër e Hungari si Avni Hafuzi, PhD. Dashnim Hebibi dhe Rafet Ademi. Që në momentet e para, atmosfera ishte e përzemërt dhe e sinqertë, ashtu siç e karakterizon mikpritjen preshevare. Fatmir Kadriu i priti mysafirët me respekt të veçantë, duke u uruar mirëseardhje dhe duke ndarë me ta rrugëtimin e tij jetësor dhe profesional. Në fjalën e tij, ai theksoi se baza e çdo arritjeje të tij ka qenë edukata dhe frymëzimi që ka marrë nga babai i tij i ndjerë, Aqif Kadriu, një afarist i respektuar dhe një atdhetar i përkushtuar. Pikërisht këto vlera – ndershmëria, përkushtimi dhe dashuria për vendin – e kanë udhëhequr Fatmirin në rrugën e suksesit.

Sot, ai konsiderohet një shembull frymëzues për shumë afaristë, pasi me punë të palodhur ka arritur të ndërtojë një biznes të qëndrueshëm, duke punësuar mbi 800 punëtorë dhe duke zgjeruar aktivitetin e tij me shumë filiale. Përveç suksesit në biznes, ai njihet edhe për kontributin e tij si bamirës, duke ndihmuar vazhdimisht komunitetin dhe njerëzit në nevojë. Mikpritja u shoqërua me simbole domethënëse: arrat, që përfaqësojnë fillimet e biznesit familjar dhe rrënjët e tij, si dhe uji, si shenjë pastërtie dhe dëshirë që mysafirët të rikthehen sërish. Në ambientet e zyrës së tij, vëreheshin mesazhe motivuese që nxisin punën dhe përkushtimin si çelës të suksesit.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan tema të ndryshme, duke përfshirë edhe situatën aktuale në Luginën e Preshevës, me theks të veçantë në rëndësinë e unitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të shqiptarëve në këtë rajon.
Takimi, ndonëse zgjati rreth 30 minuta, la mbresa të thella tek të gjithë pjesëmarrësit. Në traditën shqiptare, mysafiri në konak nuk është thjesht vizitor, por pjesë e familjes – dhe pikërisht këtë ndjenjë përjetuan të gjithë të pranishmit.
Darling Vlora u shpreh i kënaqur dhe i impresionuar nga mikpritja e ngrohtë dhe përkushtimi i Fatmir Kadriut, duke e përgëzuar për arritjet e tij dhe për rolin që luan si afarist dhe bamirës në shoqëri.

Takime të tilla dëshmojnë se suksesi nuk vjen rastësisht, por është rezultat i punës së palodhur, sakrificës dhe vlerave të forta njerëzore. Ato shërbejnë si frymëzim për brezat e rinj se me vullnet dhe përkushtim, çdo synim mund të bëhet realitet.
GNTC – Kompania Gorenje Niti Tiki / GNTC Group sh.a. është një biznes familjar që nga viti 1975 ku gjithçka filloi me grumbullimin dhe shitjen e arrave. Pas disa vitesh, familja hapi një dyqan ushqimesh që shiste vetëm fruta dhe perime. Vetëm pak vite më vonë, kompania vendosi të zhvendosë aktivitetin e saj të biznesit nga veprimtaria ushqimore në elektroshtëpiake. Më vonë aktiviteteve të saj i shtoi edhe prodhimin sanitar etj. Më poshtë është rendi kronologjik i historisë së kompanisë. 1981
Hapja e parë
Familja hapi një dyqan ushqimor të vogël, duke shitur fruta dhe perime. GNTC Group është një biznes familjar që nga viti 1975 me veprimtarinë kryesore të shitjes me pakicë. Me zyrën qëndrore në Prishtinë, kompania në vazhdimësi ka analizuar tregun nëpërmjet fazave të saj të zhvillimit që të determinoi në cilin drejtim të qëndrojë konkurruese në treg.
Kompania është pioniere e dyqaneve me koncept të hapur në treg dhe vazhdon të operojë si i vetmi Departament Store apo dyqan i hapur në vend. Me një portofol të larmishëm të brendeve me ekskluzivitetit ndërkombëtar, GNTC Group synon të shfaqët si një brend i mirënjohur evropian për çdo kategori për të përmbushur nevojat e klientëve. Vitet e fundit, kompania ka zgjeruar gamën e produkteve dhe ka krijuar etiketat dhe brendet e veta, duke u ofruar klientëve një larmi edhe më të madhe produktesh dhe zgjedhjesh.
Gorenje Departament Store-s variojnë në përmasa nga 2000m² deri në 9000m², duke ofruar një gamë të gjerë produktesh për t’iu përgjigjur nevojave dhe preferencave të ndryshme. Këtu është një përmbledhje e shkurtër e llojeve të mallrave në dispozicion:
Pajisjet shtëpiake: Pajisje me cilësi të lartë si frigoriferë, lavatriçe, furra dhe pjatalarëse nga brendi Gorenje dhe Hisense.
Orenditë shtëpiake: Mobilje, mbulesë shtrati, enë gatimi dhe produkte dekorimi të shtëpisë.
Moda dhe aksesorët: Veshje në modë, këpucë, çanta dore për meshkuj, femra dhe fëmijë.
Elektronikë: Veglat elektronike më të fundit, smart telefonat, tabletët, laptopët dhe sistemet e argëtimit në shtëpi.
Lodra dhe artikuj për fëmijë: lodra edukative, lojëra dhe veshje për fëmijë.
Sporti dhe Fitnesi: Veshje atletike, pajisje sportive dhe pajisje fitnesi.
Ushqime dhe ushqime: Një përzgjedhje e artikujve ushqimorë, udhqime të shpejta dhe pije.
Dyqani gjithashtu përmban një shumëllojshmëri opsionesh ngrënieje dhe objektesh argëtimi, duke e bërë atë një destinacion gjithëpërfshirës për blerje.
OBJEKTIVAT
Qëllimi kryesor i biznesit tonë është të jemi të pranishëm në çdo qytet dhe qytezë të Kosovës me department store, duke ofruar produktet dhe shërbimet tona për klientët. Qëllimi ynë është të jemi sa më pranë klientëve; për të ofruar produkte me cilësi të lartë, reputacion të fortë, shërbim superior ndaj klientit, mbulim më të gjerë gjeografik dhe produkte të spektrit më të gjërë si dhe më tërheqëse.
MISIONI
“Të ofrojmë gjithçka që u nevojitet klientëve tanë në një vend me produkte cilësore, shërbim të klasit të parë dhe ambient të mirë me një çmim të përballueshëm.”
VIZIONI
“Lider në ofrimin e shërbimeve cilësore për klientët”. Për më shumë info rreth kësaj kompanie e keni linkun:
Foto nga helveticALForum.ch




