0.7 C
Zurich
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Pasaporta shqiptare për “Interes Kombëtar”, zbardhet udhëzimi i ri

Duhet ti lexosh

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka përcaktuar rregullat e reja dhe procedurat strikte për dhënien e shtetësisë shqiptare për personat që kanë kontribute të veçanta (“interes kombëtar”) në fushën e artit, kulturës dhe sportit.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i firmosur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili detajon se si do të vlerësohen kërkesat e të huajve që aspirojnë pasaportën kuqezi përmes meritave të veçanta.

Jo vetëm talent, por edhe promovim i Shqipërisë

Sipas udhëzimit, përveç kritereve bazë të ligjit për shtetësinë, kandidatët duhet të plotësojnë dy kushte specifike shtesë për t’u kualifikuar.

“Kandidati duhet të ketë promovuar ose përfaqësuar Shqipërinë në skenën ndërkombëtare përmes artit, filmit, muzikës, letërsisë apo disiplinave sportive. Vlerësohet kontributi në krijimin e personave juridikë (shoqata, kompani, fondacione) në fushën e artit, kulturës e sportit, si dhe mbështetja e nismave dhe programeve në këto fusha.“, thuhet ndër të tjera në materialin e publikuar zyrtarisht.  

Udhëzimi saktëson edhe rrugën burokratike që ndjek dosja e një aplikanti. Hapi i parë është që kërkesa vjen nga Agjencia e Posaçme për Programet e Shtetësisë (AHVPSH) dhe regjistrohet menjëherë nga drejtoria përkatëse në ministri. Hapi i dytë parashikon që ministri ngre një Komision Ad-hoc (të posaçëm) vetëm për vlerësimin e atij aplikimi.

Ndërsa hapi i tretë parashikon që grupi i punës shqyrton dosjen dhe përgatit një raport përfundimtar për Ministrin.

“Ky raport duhet të përmbajë me detaje përshkrimin e kontributit të aplikuesit, dokumentacionin provues dhe, më e rëndësishmja, rekomandimin përfundimtar: Miratim ose Mosmiratim për dhënien e shtetësisë.“, thuhet në udhëzim, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme