POSTIMET E FUNDIT

SH.K.A. “Dardania” performon sot në Winterthur – program i pasur kulturor

Sot në qytetin Winterthur të Zvicrës, në kuadër të festivaleve që organizohen në disa qytete të vendit, zhvillohet paraqitja artistike e SH.K.A. “Dardania”, e cila sjell para publikut shqiptar dhe atij zviceran një program të pasur me valle dhe muzikë tradicionale. Sipas organizatorëve, siç njofton helveticALForum.ch, SH.K.A. “Dardania” do të ketë dy paraqitje gjatë ditës: e para nga ora 17:00 deri në 17:30, ndërsa paraqitja e dytë do të zhvillohet në mbrëmje nga ora 20:50, me një program instrumental dhe koreografik. Në këtë performancë do të paraqitet edhe motra Aurelia nga Klekofina e Balaj, e cila do të interpretojë me grupin, së bashku me grupin e mesëm të valleve autoktone, duke sjellë një ndërthurje të traditës me brezat e rinj.

Nga SH.K.A. “Dardania” bëhet e ditur se pjesëmarrja në këto festivale është një mundësi e rëndësishme për prezantimin e kulturës shqiptare para publikut ndërkombëtar dhe për ruajtjen e traditës përmes artit skenik, transmeton helveticALForum.ch.

“Ejani na përkrahni dhe shijoni programin tonë, ku gjinia e valleve dhe performanca profesionale sjellin atmosferë të veçantë në çdo paraqitje,” thuhet në njoftimin e shoqatës.

Po ashtu, organizatorët kanë bërë thirrje që komuniteti shqiptar në Zvicër dhe dashamirësit e kulturës të marrin pjesë në këtë ngjarje, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe prezantimit dinjitoz të kulturës sonë në festivale ndërkombëtare.

Ju mirëpresim me kënaqësi!

— SH.K.A. “Dardania”, transmeton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB